Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Këshilltari i kryeministrit: Populli është kundër Zajednicës, injorimi i Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit


Situatë e zhvillimeve të shumta është tani për tani në Kosovë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është kërkuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si formë e “plotësimit” të marrëveshjes evropiane.

Por një gjë e tillë ka vazhduar të kundërshtohet nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Nesër, pritet të jetë një ditë e rëndësishme sa i përket kësaj situate të krijuar për Asociacionin.

Në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë pritet që të zhvillohet një takim i rëndësishëm në mes palës amerikane dhe përfaqësuesve të partive opozitare në vend, një përfaqësuesi nga Presidenca si dhe nga Kuvendi.

Por kësaj thirrje të ambasadës amerikane ende publikisht nuk i është përgjigjur Qeveria e Kosovës.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka deklaruar se populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin si kryeministër, për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë këtu kundërshtimin e Zajednicës.

Me këtë rast, Vrasniqi tha se populli është kundër Zajednicës dhe se insistimi për të dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës.

“Populli e ka votuar me shumicë dërmuese Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albinin kryeministër për vlerat dhe parimet politike për të cilat ai qëndron dhe i përfaqëson, përfshirë kundërshtimin e Zajednicës!.Populli është kundër Zajednicës!.Insistimi për Zajednicën dhe injorimi i Albin Kurtit është në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës!”,tha ai.

Po ashtu Vraniqi tha se “Zajednica nuk kalon”.

Duhet përkujtuar që si fillim ishte përmendur zv/kryeministri Emilia Rexhepi që do të përfaqësojë Qeverinë e Kosovës në këtë takim, por më pas nuk është konfirmuar asgjë.

Nuk dihet nëse si përfundim Kurti ka vendosur që të shkojë vetë, apo të dërgojë dike tjetër në këtë takim tejet të rëndësishëm.

Pavarësisht insistimit të aleatëve të Kosovës që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të nënshkruhet si marrëveshje, një gjë e tillë nuk është përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vetë Kurti.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...