Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

ASH-ja në Qeveri, Neziri: Do të rezultojë me një Kuvend më të qëndrueshëm dhe situatë më të qetë politike

Lidhur me kyçjen e mundëshme të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri, analisti politik Xhelal Neziri vlerëson se nuk ka dallime programore, por se problemi është vetëm tek ndarja e pushtetit.

“Ka shumë partnerë me oreks të madh, interesa partiake dhe individuale. Partitë e vogla politike e bëjnë qeverinë të duket si një kopsht fëmijësh, ku të gjithë luftojnë për hapësirë dhe vëmendje. Është e kuptueshme që me hyrjen e ASh-së, pesha e tyre nuk do të jetë e njëjtë, ndaj po bëjnë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, në gjithë këtë zhurmë, fokusi nuk është në sfidat me të cilat do të përballemi këtë vit – nga ndryshimet kushtetuese e deri te realiteti gjeopolitik”, ka deklaruar analisti Xhelal Neziri për portalin “Lokalno”, përcjell PRESSonline.mk

Neziri nuk ka dyshim se hyrja e ASH-së në Qeveri do të rezultojë me një Kuvend më të qëndrueshëm dhe një situatë më të qetë politike.

Vendi nuk ka nevojë për një krizë tjetër, e cila monitorohet pikërisht për shkak të matematikës që rrethon mazhorancën parlamentare. Ajo që i duhet vendit është një Parlament funksional, një dialog i shëndoshë dhe i hapur mes qeverisë dhe opozitës për të përcaktuar agjendën evropiane dhe më konkretisht për të zbatuar reformat”, thekson Neziri.

Vetëm me Aleancën, thotë ai, nuk do të arrijë 80 deputetët e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese, por dilema nëse do të krijohet një shumicë e re që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në një vit kur ato janë më pak të nevojshme, hiqet.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...