Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

“E fejuara dhe fëmija kanë vdekur”/ Shqiptari që shkaktoi aksidentin në SHBA del para gjykatës, shpërthen në lot kur merr vesh lajmin

Shqiptari Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksident tragjik që i mori jetën të fejuarës së tij shtatzënë, ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njohur dhe me lajmin tragjik.

 

Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë Adriana Sylmetaj, në muajin e 7 të shtatzënisë ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark. I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA.

 

Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar lajmin e kobshëm pak para seancës gjyqësore.

 

30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë.

 

Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës.

 

Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati.

 

Sipas një kallëzimi penal të paraqitur në këtë rast, Nikeziq u tha policëve në vendngjarje se një shofer tjetër ia preu rrugën para përplasjes fatale.

 

Por prokurorët thanë se Nikeziq po ecte me shpejtësi dhe po kalonte nëpër trafik në bulevardin Hylan rreth orës 4:45 të mëngjesit kur humbi kontrollin e makinës dhe e përplasi atë në një pengesë.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...