Gjithnjë e më e sigurt hyrja e Aleancës për shqiptarët (ASH) në Qeveri pas takimit të kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, ku u dakorduan në pjesën më të madhe për përcaktimet programore, por nuk biseduan për zgjidhje kadrovike. për epilogun e takimit Kovaçevski mbrëmë e informoi Këshillin ekzekutiv të LSDM-së, i cili solli vendim unanim për formim të grupit të punës për vazhdim të bisedimeve me ASH-në në bazë të parimeve programore dhe politike.
“Supozimet themelore të kësaj shimice qeveritare janë në linjë me atë që e përfaqëson Aleanca për shqiptarët, e ai është partneriteti strategjik me SHBA-në, vazhdimi i rrugës drejt eurointegrimeve, sjellja e të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimeve të tjera, të nevojshme për vazhdim të rrugës drejt BE-së”, deklaroi mbrëmë Kovaçevski para takimit të Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.
Kryeministri tha se në përqindje më të madhe janë dakorduar me ASH-në, ndërsa në pjesën e të gjitha aspekteve të tjera për bashkëpunim të mundshëm paralajmëroi se bisedimet do të vazhdojnë.
“Në takimin me Aleancën për shqiptarët, biseduam fillimisht për rrjedhën e procesit të skriningut të cilin e ka shteti me BE-në, për kryesimin me OSBE-në, për dialogun strategjik të cilin e zhvillojmë me SHBA-në dhe planin e aksionit i cili po përgatitet nga Qeveria dhe folëm për zgjerimin e mundshëm të shumicës qeveritare me ASH-në. Nuk biseduam për zgjidhje kadrovike”, informoi Kovaçevski, duke paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të kenë tkaime edhe me Alternativën.
Sipas Taravarit, ndërkaq, gjasat për hyrje të partisë së tij në Qeveri janë të mëdha dhe 90 për qind e përcaktimeve programore janë të sinkronizuara.
“Nuk është definitive hyrja e Aleancës për shqiptarët në Qeveri, por gjasat për atë janë të mëdha. Rreth 90 për qind e përcaktimeve programore janë të sinkronizuara, por për zgjidhjet kadrovike niuk biseduam fare”, deklaroi Taravari pas takimit.
Për zgjidhjet kadrovike, siç theksoi, do të bisedojnë gjatë ditëve në vijim.
Taravari shtoi se një nga resorët për të cilët “kanë kuadro më të mira” është Ministria e Shëndetësisë, por siç përmendi, biseda për këtë temë fare nuk ka filluar.
Siç informoi pas mbledhjes së KE të LSDM-së zëdhënësja Bogdanka Kuzeska, në grupin e punës, krahas Kovaçevskit do të marrin pjesë edhe sekretari i përjgithshëm i partisë, Mile Zeçeviq, anërari i Këshillit qendror, Ljupço Nikollovski, si dhe koordinuesi i grupit të deputetëve në Kuvend, Jovan Mitresvski.
Vlerësim oi përbashkët i KE të LSDM-së, siç tha Kuzeska, është se Aleanca e mbështetë konceptin për Maqedoni evropiane, e me atë edhe drejtpërdrejtë të kontribuojnë në realizimin interesave tona nacionale strategjike dhe shtetërore për zbatim të reformave dhe të gjitha hapat e nevojshëm për anëtarësim në BE përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë.
Përgjegjësi e jona para qytetarëve, potencoi ajo, është të sigurojmë të ardhme të shtetit, standar ekonomik më të mirë për jetë për gjeneratat e tashme dhe për ato të ardhshme.
Duke cekur edhe se bashkëpunimi me ASH-në do të thotë edhe rritje e shumicës parlamentare. Ajo, porositi, është një hap para për zgjerim të aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat, hapat dhe vendimet e nevojshme.
Kovaçevski dhe Taravari deri më tani mbajtën dy takime në drejtim të hyrjes së mundshme të ASH-së në koalicionin qeveritar.