Ali Ahmeti nesër takon qytetarët e komunës së Bërvenicës, tek shkolla 7 Marsi në Çellopek

Kryetari i BDI Ali Ahmeti nesër pritet të takojë qytetarët e komunës së Bërvenicës.

Takimi pritet të mbahet tek shkolla e re 7 Marsi në Çellopek me fillim në ora 19:00, njoftojnë nga BDI.

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 01.02.2023) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me qytetarët e komunës së Bërvenicës, tek Shkolla e re “7 Marsi” – Çellopek.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjek ngjarjen.