Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Grubi: BDI është garantuese e paqes dhe partner euro-amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Bërvenicës. Krahas kryetarit Ahmeti, të pranishmëve ju janë drejtuar edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si dhe kryetari i degës së BDI në Bërvenicë Arkin Jahiji.

18 takime janë bë brenda dy jave dhe mua më pëlqen shumë bashëbisedimi me qytetarë. Sot kishim tre seanca qeveritare dhe dje dhashë një lajm madhor në Vrapçisht, nesër nënshkruhet kontrata për Korridorin 8, një hap i madh përpara nisjes së punimeve. Nëse në ora 9 ndodh kjo ngjarje, ndërsa pasneser mblidhet komiteti për të nisur negociatat me Bechtel Enka që të nisin dhe punimet. Poashtu sot në Qeveri miratuam vendimit për nënshkrimin e formimit të Teatrit muzikor dhe me këtë plotësohet jeta institucionale kulturore në vendin tonë. Tre seanca të qeverisë dhe asnjë minutë mungesë nuk ka nga ministrat e BDI. Sot i miratuam edhe programet, përfshirë arsimin, ambientin, transportin dhe lidhjen dhe gjitha programet tjera që priten të zbatohen këtë vit. Kemi ekip të jashtëzakonshem të ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvenendësdrejtorave etj… ekipe që qëllim kanë realizimin e projekteve. Sot shqiptarët i kemi ngado, në pozita shtetërore që për shqiptarët dikur ishin ëndërr. Kemi kryetarin e kuvendit shqiptar, Talat Xhaferi tashmë është në mandatin e tij të dytë. Tashmë kemi konsensoalitet të plotë, asnjë vendim nuk ka qenë kundër shqiptarëve, as anti-shqiptar, Bëmë poashtu regjistrimin e popullsisë pas 20 viteve, ku shqiptarët dolën 29.5 përqind. Jeni ju vetë dëshmitarë për atë se sa po zbatohet dhe sa sukses ka programi i BDI-së dhe për këtë sukses të BDI-së shoh që ka kundërshtime. Fushata të tilla ka pasur gjithmonë sidmos në momente kyçe për vendin. Tashmë kur jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese, dalin sulme nga Mickoski me fotografi, Apasievi poashtu merret me BDI. Pse BDI? Sepse BDI është garantues e paqes dhe partner euro-amerikan, ishte kryetari Ahmeti që ka mbajtur gjallë rrugën e dialogut dhe zgjidhjeve për të mirën e vendit, NATO u bë me Ali Ahmetin. Sot kryetari nisi këtë fushatë për të kuptuar të gjithë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit, deklaroi Grubi.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...