MASH dhe OSBE nënshkruan dy memorandume për avancimin e integrimit ndëretnik në arsim

Sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Misioni i OSBE-së ambasadori i OSBE-së Killian Vall i nënshkruan dy memorandume për bashkëpunim që do të mundësojnë zbatimin e projektit “Ndërtimi i urave të reja”,  qëllimi i të cilit është zhvillimi i mjedisi të harmonizuar  shkollor dhe mjedisit  për  jetesë , ngritjen e  respektit dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe krijimin e  kulturës të mosdhunës, të vazhdojë të zbatohet deri në vitin 2025

„OSBE-ja është partneri ynë afatgjatë në përpjekjet për  avancimin  e integrimit  ndëretnik si  komponent shumë i rëndësishëm i sistemit arsimor dhe shoqërisë dhe vendit tonë në përgjithësi. Efektet e projektit “Ndërtojmë   ura” janë reflektuar tek shumë gjenerata të  nxënësve ,në familjet dhe mësimdhënësit e tyre. Të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe fetare, të cilët gjithashtu flasin edhe gjuhë të ndryshme, lidhen me njëri-tjetrin përmes aktiviteteve të shumta  mësimore  dhe jashtë mësimit. Së bashku ata mësojnë, shoqërohen dhe krijojnë shoqëri. Së bashku ata nderojnë traditën, zakonet fetare dhe kulturore”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se të rinjtë  sot e kuptojnë se dallimet nuk janë shkak për konflikt, por motiv për afrimin  dhe bashkim.

„ Nëse 20 vjet më parë fotografia ishte një dhe ndoshta nën ndikimin e të moshuarve shpeshherë përcillet  padurimi edhe në mesin e të rinjve, sot situata ka ndryshuar ndjeshëm. Misioni i OSBE-së ka  kontribut të rëndësishëm në të. Tani të rinjtë e kuptojnë mirë njëri-tjetrin, bashkëpunojnë dhe nuk shohin armiqësi ndaj grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Kjo vetëm konfirmon se po ndryshon sistemi arsimor dhe qasja ndaj edukimit të fëmijëve, po ndryshon qëndrimi dhe mendimi i tyre, dhe nga ana tjetër vërtetohet se gjeneratat e reja janë bartës të ndryshimeve që po ndodhin dhe duhet të ndodhin. “- tha ministri.

Shaqiri i shprehu falëminderim  ambasadorës  Val, duke theksuar se me vazhdimin e bashkëpunimit mes MASH-it dhe OSBE-së do t’u jepet mbështetje dhe stimulim shtesë të rinjve që të vazhdojnë të jetojnë, mësojnë  dhe punojnë së bashku në vend dhe siç tha ai. të realizojnë potencialin e tyre këtu dhe bashkërisht dhe të bashkuar të avancojnë shoqërinë.

„ Projektet e përbashkëta ofrojnë  mundësi që shkollat në gjuhë të ndryshme të punojnë së bashku dhe me këtë ne mbështesim dhe përmirësojmë kohezionin social në vend. Më vjen mirë që memorandumet tona për mirëkuptim shkojnë  dorë për dore me moton e kryesisë së Maqedonisë së Veriut  me  OSBE-në Bëhet fjalë për njerëzit” theksoi në fjalimin e tij ambasadori Val.