Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Për 17 ditë nga Kosova ikën 11 mjekë


Vetëm në 17 ditët e para e të vitit 2023 nga Kosova kanë ikur 11 mjekë, shkruan lajmi .net.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar për emisionin “Shenjë”, gjatë vitit 2023 Kosovën e kanë braktisur 211 mjekë, derisa ka treguar pse po ndodhë kjo.

“Është një fenomen që ne tash e 4 vite që jemi duke e monitoruar. Viti i kaluar ka qenë ai me numrin më të madh prej 211, dhe fillim viti nuk është që na jep shpresë. Vetëm për këto 17 ditë i kemi 11 mjekë të cilët kanë marrë dokumentacionet e nevojshme për nënshkrimin e kontratave të punës atje si dokument i fundit.

Arsyet të cilat ia kanë dhënë përmes në pyetësori të viti të kaluar kanë ndryshuar arsyet të cilat kanë qenë deri më 2022. Deri në 2022 kanë qenë kushtet e punës dhe si e dyta kushtet dhe kualiteti i specializimit pasi që jo shumica janë të rinj dhe jo specialist dhe e treta ka qenë paga”, ka thënë ai.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...