Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Kurti apo Vuçiq, kush është më bashkëpunues? Ambasadori Hill jep një përgjigje interesante


Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia po ia kthen dalëngadalë shpinën Rusisë e po orientohet kah Perëndimi.

I njëjti është pyetur se cili mendon se është më bashkëpunues në dialog, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku Hill dha një përgjigje interesante.

Hill, me të qeshur, tha se këtë po ia lë imagjinatës, pasi nuk e sheh se do ta ndihmone procesin negociator.

“Nëse duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje do t’i ndihmonte procesit negociator, do të përgjigjesha, por po ia lë imagjinatës suaj”, tha Hill për N1.

Për ambasadorin Hill, orientimi i Serbisë drejt shteteve perëndimore shpreson se do të sjell rezultat pozitiv në rrugën drejt integrimit në struktura euro-atlantike.

“Çështja e marrëdhënieve të Serbisë me Rusinë – ju mund të shihni se ajo po dobësohet dita-ditës. Mund të shihet se ka një interes në rritje për bashkëpunim me BE-në dhe më shumë interes për bashkëpunim me ne,” tha Hill.

“Shpresoj se rezultati i gjithë kësaj do të jetë një ritëm shumë më i mirë, më i shpejtë [i integrimit evropian]” shtoi ambasadori amerikan.

Latest Posts

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...

Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...