Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Llalla: Hyrja e ASH në qeveri është shumë pozitive për interesa madhore dhe jo vetenake

Analisti politik dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoninë e Veriut Arben Llalla ka komentuar zhvillimet e fundit me theks zgjerimin e qeverisë me inkuadrimin edhe të një partie tjetër shqiptare asaj të ASH.

Llalla tha se nëse bëhet fjalë për hyrjen e Alternativës para një viti dhe hyrjen e ASH këtë periudhë kemi të bëjmë me orientim të BE dhe normal me këshillimin të Shqipërisë, NATO-s dhe aleatëve strategjik të Maqedonisë së Veriut.

“Duhet tju rikujtojë se ASH ka një ideologji luftarake opozitare dhe është për tju marë shembull. Në zgjedhjet e fundit vendore ajo i besojë me zemër Lëvizjes BESA e cila e preu në Besë dhe fillojë të shkatërrojë degët dhe nëndegët e ASH në Tetovë dhe më gjerë” u shpreh Lalla për Tetovasot.

Sipas tij ka me dhjetëra shembuj, kjo nuk është e fshehtë. Lëvizja BESA sipas tij është e dëshmuar se për interesat e saja për ekzistencë në politikë bëri koalicion njësimi me LSDM dhe kur VMRO-DPMN i ofrojë më shumë ofiqe se ç’kishte, Lëvizja BESA e preu në besë LSDM duke kërcënuar seriozisht ekzistimin e qeverisë dhe kështu ishte Alternativa që për interesat madhore të shtetit dhe BE u bë pjesë e qeverisë . Dhe në këtë periudhë të rrezikshme në Ballkan ku kemi një qeveri pakice në Malin e Zi, Bullgaria rrezikon të ketë përsëri zgjedhje, në Shqipëri një paqartësi të financimeve ruse, Kosova me provokime të axhentës ruse për luftë. Zgjedhje të parakohshme apo tronditje të qeverisë në Maqedoni, interesi i qytetarëve dhe i shtetit është që të jenë unik dhe të forcuar.

Llalla tha se hyrja e ASH në qeveri është shumë pozitive për interesa madhore dhe jo vetenake. Pra gjërat duhen thënë ashtu siç janë në të vërtetë dhe jo sipas oreksit të dikujt u shpreh analisti Llalla.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...