Pro e kundër “Asociacionit”/ Nënkryetari i PSD: Po bëhet kompromis por nuk po zgjidhen probleme

Kryeministri Albin Kurti prezantoi këtë të enjte 6 kushte për pranimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por propozimi i tij u kundërshtua nga Partia Social Demokrate.

 

Në një intervsitë të shkurtër me moderatorin Roland Zili, në Vizion Plus , nënkryetari i kësaj partie, Zgjim Hyseni tha se Kurti ka vendosur kushte që në fillim të qeverisjes së tij por asnjë prej tyre nuk është plotësuar.

 

Roland Zili: Sot kryeminitri Kurti vendosi 6 kushte për pranimin e asosiacionit: Si i vlerësoni ju këto kushte?

 

Zgjim Hyseni: “Mbase përpara se të flasim për kushtet një nga një, duhet të flasim se çfarë është lajmi. Për herë të parë, na u tha ajo që e kemi pritur. Pra po thuhet që po implementohet asociacioni. Ata që janë ende në gjendje të çuditen me ndryshimin e Krutit duhet me shtru pyetjen se ndoshtra është porblemi me ta pasi Kurti e ka ndërru secilën deklaratë.

 

Ky e ka nis që në qershor të vitit 2021 për herë të parë dialogun dhe atëherë ka vendos 4 kushte. Asnjë prej tyre nuk është plotësuar, dialogu ka vazhduar. Pas kësaj ne kemi pas çështjen e targave për të cilën tha se nuk do të shtyhej, shtyrja ka ndodh e marrëveshja që kemi marrë ka qenë më e dëmshme, po ashtu edhe shtyrjen e çështjes së zgjedhjeve në veri. Pra, nuk duhet më të çuditemi me ndryshimin e deklaratave të Kurtit.”

 

Roland Zili: Qëndrimi i kryeministrit Kurti është i drejtë apo i gabuar sipas jush? Apo po thoni që asnjë prej tyre nuk do të realizohet?

 

 

Zgjim Hyseni: “Së pari, thuhet që nuk do të ketë zbatim pa njohjen e ndërsjelltë. Këtu duhet me u pajtu me termat e referencës për me e kuptu ma mirë. Çka Kurti quan sot njohje e ndërsjelltë, është neni 2 i planit franko-gjerman.

Kur thuhet që nuk mund të jetë mono-etnik po flitet për ndryshimin e emrin, pastaj asociacioni mono-etnik nuk ka pasur të jetë edhe ashtu sepse janë disa shqiptarë në veri të Mitrovicës edhe në ato komuna të tjera që eventualisht mund t’i kenë dy përfaqësues. Nuk mund të themi që do të jetë mono-etnik. Çështja që duhet me ia shtru Kurtit është: Nëse asociacioni do të formohet mbi parimin etnik.”

 

Roland Zili: A mund të vazhdojë Kosova në këtë gjendje duke marrë parasysh presionin nga ndërkombëtarët?

 

Zgjim Hyseni: “Edhe ne mendojmë që duhet me u zgjidh ky ngërç, pyetja është: A është kjo rruga, sepse çështja është që Kosova do t’i bëjë këto. Pastaj në planin franko-gjemran flitet për një nivel ekstra të autonomisë. Ndërkohë nuk ka njohje prej Serbisë, as kurrëfarë garanti prej 5 vende mosnjohëse të BE.”

 

Roland Zili: A rrezikon Kosova të humbasë mbështetjen e BE dhe SHBA nëse refuzon çdo lloj propozimi?

 

Zgjim Hyseni: “Ne nuk po themi që duhet refuzu çdo propozim por po themi që Kosova çështjen e dialogut e ka pas më shumë si çështje e populizmit të brendshëm karshi Serbisë se sa si nevojë me e zgjidh njëherë e mirë këtë probblem. Kurti është fut në dialog, duke thënë që nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi as përcaktimi ne kufij e ndërkohë do ta bëjë krompomisin që ia kërkojnë të tjerët jo zgjidhjen e tij të problemit.

 

Kritika jonë nuk është se po bëjnë kompromis, kritika jonë është që po bëjnë një kompromis e po mbeten problemet hapur.”