“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Abdulla Klinaku: Fitorja e Forumit shqiptar është fitore e gjithë shqiptarëve

Veprimtari i shquar nga Kosova Abdullah Klinaku është takuar në Uashington me kryetarin e Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit,që do të mbahen më 5 Mars të këtij viti,ka theksuar Klinaku.

Duke përgëzuar diasporën shqiptare në Amerikë për punën e shkëlqyer për Malësinë,Z.Klinaku ka vlerësuar lartë dhe kontributin e shoqatës “Jehona e Malësisë” e cila siç e quan ai dhe zëri i Malësisë në Uashington,New York,Michigan dhe gjithkund në SHBA.

Ja postimi i plotë i z.Abdullah Klinaku në fb:

Me kryetarin e Tuzit të shqiptarëve

Për shqiptarët e Malësisë zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se sa zgjedhje lokale. Shqiptarët e Malësisë janë të shpërndarë nëpër Evropë e Amerikë por Malësia për ta mbetet gjithmonë atdheu dhe toka e pakrahasueshme më çdo tokë tjetër.

Prandaj, shqiptarët e Malësisë, para së gjithash duhet të mendojnë për të ardhmen e Malësisë dhe nuk duhet të lejojnë të ndodhë asnjë përçarje midis tyre. Fitorja e kandidatit për kryetar të Tuzit z. Nik Gjeloshaj, i mbështetur nga Forumi i Partive Shqiptare është fitore e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e malësorëve.

Diaspora e Malësisë në Amerikë është duke bërë atë që do të duhej ta bënte çdo shqiptar që e do kombin dhe tokën e vet. Zâni i Malësisë po dëgjohet përmes “Jehona e Malsisë” në Michigan, në Washington e në New York!

Prandaj, Tuzi është dhe mbetet i shqiptarëve!

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...