Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Bekteshi: Ndjesë gazetarëve, krenarë që vendi nuk ka më monopol në sektorin e energjisë

Nuk ka asnjë dyshim se gazetarët kanë një rol kyç në shoqërinë tonë, kontributi dhe puna e tyre është shumë e rëndësishme edhe në funksionimin sa më efikas dhe transparent të institucioneve shtetërore.

Por, gjatë transparencës tonë, gjatë përballjes së përditshme me gazetarë për çështjet për të cilat jemi edhe kompetent mund të ndodhin edhe keqkuptime në situata të ndryshme.

I kësaj natyre ishte edhe rasti i djeshëm me gazetaren Katerina Kapkovska, të cilës i kërkoj falje personalisht në rast se e kam ofenduar pa ndonjë qëllim të caktuar.

Bashkëpunimi me çdo gazetarë do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke patur respektin më të madh për ta.

Sa i përket televizionit Telma, kam respekt të madh për gazetarët e tyre profesionistë, por nuk do të lejojmë të biem nën presionin e kompanisë Makpetrol, e cila po përpiqet të ruaj monopolin në treg në dëm të qytetarëve përmes konfliktit të interesit.

Ndryshe, krenohemi që tregu i gazit natyror në vend u liberalizua, vendim ky që është në interes të ekonomisë dhe qytetarëve, gjë që fatkeqësisht nuk është bërë që nga pavarësia e vendit.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...