Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Ditëlindja e Dellçevit/ Bushi: Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për siguri dhe qetësi

Duke folur për “rrezikshmërinë” e ngjarjeve të nesërme, të cilat lidhen me përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, ku pritet të ketë edhe funksionarë dhe zyrtarë të lartë nga vendi po edhe qytetarë e zyrtarë nga Bullgaria, zëvendësministri i Punëve të Bredshme, Nazim Bushi, në një prononcim për indeks.mk ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat nga Byroja për Siguri Publike.

Ai njofton se pak ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme nga Bullgaria ka vizituar MPB-në, me të cilin kanë biseduar mes tjerash për raportet miqësore dhe bashkëpunimin e mirëfilltë mes dy ministrive.

“Kemi diskutuar edhe për manifestimin apo përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit. U dakorduam që ky manifestim të jetë në Shkup dhe të kalojë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Byroja për Siguri Publike i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e vendit dhe sigurojmë të gjithë qytetarët se do të ruhet paqja, stabiliteti dhe siguria e vendit”, pohoi Bushi.

Megjithatë, Bushi ka edhe një apel për të gjithë qytetarët.

“Apeloj për qetësi te të gjithë qytetarët për ngjarjen e paralajmëruar për shënimin e organizuar të lindjes së Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. MPB nuk do të lejojë përbuzje dhe përulje të qytetarëve të RMV-së”, deklaroi Bushi.

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...