Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Deputetët e Kuvendit të Serbisë e miratuan Raportin për negociata me Kosovën


Kuvendi i Serbisë e kalon Raportin për negociata me Kosovën.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar me shumicë votash raportin e Qeverisë së Serbisë për negociatat me Kosovën.

Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për, 23 kundër dhe nëntë deputetë abstenuan, raporton N1, përcjell Reporteri.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë debatuan dy ditë në një seancë të posaçme kushtuar Kosovës, dhe në rend dite ishte raporti i Qeverisë për negociatat me Prishtinën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mes të janarit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të premten se për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, vendi po paguan një çmim të lartë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë vendim për momentin.

Në raport theksohet gjithashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet urgjentisht.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...