“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Deputeti shqiptar në Serbi, kundër Asociacionit/ Në dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka komentuar debatin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Në një lidhje me studion e lajmeve të Vizion Plus, Kamberi tha se mbështet qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kërkoi arritjen e një marrëveshjeje bazë.

 

Është mendimi i qartë dhe i kryeministrit të Kosovës dhe i qytetarëve që nuk duhet lejuar krijimi i bashkësisë “Srbska”, se do ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës. Megjithatë plani franko-gjerman është pranuar si platformë nga kryeministri Kurti dhe duhet të arrihet një marrëveshje që quhet bazë. Unë jam dakord me qëndrimin e kryeministrit Kurti dhe duhen zbatuar marrëveshjet”, u shpreh ai.

 

Më tej, ai deklaroi se Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në dialog, pasi është një çështje që mund të nxisë tension në të ardhmen.

 

Patjetër. Çështja e Luginës së Preshevës është një çështje që mund të nxisë në të ardhmen tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse dy shtetet vendosin të shkojnë në rrugën drejt një marrëveshjeje bazë, duhet eleminuar në atë rrugëtim çfarëdo burimi tensioni. Prandaj Lugina e Preshevës është një ndër burimet e mundshme të tensioneve”, theksoi Kamberi.

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...