Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ankohet Këshilli i Prindërve, nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim


Nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim, ankohet Këshilli i Prindërve.

Pas 4 muajve proces mësimor intensiv, nxënësit në arsimin parauniversitar në shkollat publike realizuan pushimin dimëror prej 5 ditëve.

Këtë formë të mësimit prej 9 muajve mësim me vetëm një javë pushim mësimdhënësit e cilësojnë ngarkesë për nxënës, nga të cilët në fundvit shkollor nuk do të nxjerrin rezultate të kënaqshme mësimore.

Këshilli i Prindërve kërkon që pushimi pranveror të jetë si i tillë e jo proces mësimor.

Derisa psikologët vënë në dukje se për arritje të mira mësimore, idealja do të ishte pas çdo dy muajve proces mësimor, të ketë një javë pushim për nxënësit.

Nxënësit në arsimit parauniversitar për katër muaj radhazi zhvilluan proces mësimor me intensitet, duke punuar edhe për tetë javë edhe ditëve të shtuna. Pushimi dimëror u realizua vetëm 5 ditë, nga 30 janari deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Zhvillimi i procesit mësimor në këtë formë nga mësimdhënësit cilësohet ngarkesë, dhe arritje jo të kënaqshme të rezultateve.

Drejtues të Këshillit të Prindërve të Kosovës, kërkojnë nga udhëheqës të Ministrisë së Arsimit që pushimi pranveror të mbahet si pushim për nxënësit e jo proces mësimor.

Psikologët vënë në dukje se arritje të kënaqshme mësimore shënohen të nxënësit, nëse pas çdo dy muajve proces mësimor, pushohet nga një javë.

Në hulumtimin “Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë“ të realizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, në sistemin arsimor në Kosovë zhvillohet mësim përgjatë 185 ditëve, derisa pushim prej 13 javëve.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...