Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Shtëpia e Bardhë: Vizita e Sekretarit Blinken në Kinë në momentin e duhur

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se fluturimi i një balone kineze të dyshuar për spiunazh mbi Shtetet e Bashkuara nuk ka ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara me Pekinin dhe se kryediplomati Antony Blinken do të riplanifikojë udhëtimin e shtyrë kur të jetë momenti i duhur.

 

 

“Askush nuk dëshiron të kemi konflikt”, tha për gazetarët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Kirby.

 

 

Sekretari amerikan i Shtetit shtyu një vizitë të planifikuar në Kinë më 5 dhe 6 shkurt, për shkak të futjes së balonës në hapësirën ajrore amerikane javën e kaluar. Balona u asgjesua të shtunën mbi brigjet e Atlantikut nga një avion luftarak amerikan. Uashingtoni do të vendosë se kur zoti Blinken do ta riplanifikojë udhëtimin, tha zëdhënësi Kirby.

 

 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby, hodhi poshtë pretendimet e Kinës se balona përdorej për të mbledhur të dhëna për motin, duke thënë se, “është shumë vështirë të besohet se ajo ishte një lloj balone meteorologjike që fluturonte aq lart”.

 

 

Ai tha se specialistët amerikanë kishin rastin ta studionin balonën gjatë fluturimit dhe se zyrtarët shpresojnë të mbledhin të dhëna mbi operacionet e saj pas rnxjerrjes së pjesëve të rëna në oqeanin Atlantik. Këto të dhëna ka gjasa të ofrojnë një panoramë më të qartë, tha ai.

 

 

Roja bregdetare amerikane tha të hënën se po vendos një perimetër të përkohshëm sigurie në një hapësirë të brigjeve të Karolinës së Jugut, zona ku kanë rënë mbetjet e balonës.

 

 

Shtëpia e Bardhë thotë se gjatë kohës kur zoti Donald Trump ishte president tre balona kineze ishin futur në territorin amerikan. Zyrtarë të lartë të mbrojtjes kanë ofruar të informojnë individë nga administrata e mëparshme e Presidentit Donald Trump lidhur me detajet në fjalë.

 

 

Ish-Presidenti Trump dhe ish-drejtori i zbulimit kombëtar John Ratcliffe mohuan vlerësimin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin se balona të ngjashme kishin kaluar mbi Shtetet e Bashkuara gjatë mandatit të zotit Trump.

 

 

Zyrtarët amerikanë thonë se të dhënat dolën në dritë pasi zoti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në janarin e vitit 2021 dhe u pasua nga Presidenti Joe Biden.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...