Hovenier vlerëson FSK-në që i doli në ndihmë Turqisë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vlerësuar gatishmërinë e kontingjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore për të ofruar ndihmë në Turqi.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ShBA-ja e ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare, transmeton Klan Kosova.
“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne i vlerësojmë ekipet e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar në operacionet në rajon. ShBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”.