Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Lajçak falenderon Kurtin/ “Jemi gati për një takim të nivelit të lartë”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të ri për gjetjen e një zgjidhjeje në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

 

Në një postim në rrjetet sociale në përfundim të takimeve në Kosovë dhe Serbi, Lajçak vlerësoi pozicionin e kryeministrit Albin Kurti.

 

Jam i kënaqur që kosova tani pranoi në parim propozimin. Ne do të vazhdojmë diskutimet në një takim të nivelit të lartë” – nënvizoi i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian.

 

Prej javësh, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po bëjnë përpjekje për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

 

Këtë radhë, bisedimet bazohen tek propozimi evropian, i cili nuk flet për njohje të ndërsjellët, por thekson se Beogradi e Prishtina nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...