Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Nebiu: Fronti anti Rusi duhet të vihet sa më parë në veprim

Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që mbahen ato, duhet të vihet në veprim fronti-anti Rusi, vlerëson analisti politik Besim Nebiu në një prononcim për Indeks.mk, duke folur për mundësinë e ndarjes së skenës politike në Maqedoninë e Veriut në dy blloqe, në atë pro-Eu dhe tjetrin pro-Rusi.

“Në zgjedhjet e ardhshme duhet të funksionojë front anti Rusi. Në të nuk duhet të kenë vend politikanë të involvuar në dyshime për keqpërdorim me tendera dhe ndikime politike për para. Sepse kjo është sistem veprimi i Rusisë së Putinit, ku i korruptuari është i dëgjueshëm dhe i kontrollueshëm. Politikanë me bishta korruptiv nuk kanë se si punojnë për popullin shqiptar”, deklaroi Nebiu.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, më 17 janar shpalosi idenë e formimit të një fronti apo aleance evropiane në Maqedoninë e Veriut, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike që janë të gatshme të çojnë përpara procesin e integrimit evropian, pa marrë parasysh koston politike. Këtë ide ai e elaboroi pikërisht në 555 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës kryesore historike të shqiptarëve etnikë, e cila simbolizon orientimin strategjik të tyre drejt Evropës./Indeks.mk/

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...