Greqia lë mënjanë tensionet me Turqinë dhe dërgon ndihma/  Mitsotakis: Me Sirinë është më e vështirë

Pavarësisht tensioneve me Turqinë, Greqia është ndër vendet që kanë dërguar ndihmë pas tërmetit. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se pavarësisht gjithçkaje, Greqia dhe Turqia janë fqinjë dhe duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në kohë të vështira si kjo e tërmetit që mori mijëra jetë njerëzish.

 

 

“Greqia dhe Turqia janë fqinjë që duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë të vështira. Kjo nuk është hera e parë që tërmetet godasin vendet tona,” tha ai për CNN. “Kjo është një kohë për të lënë mënjanë përkohësisht mosmarrëveshjet tona dhe të përpiqemi të adresojmë atë që është një situatë shumë shumë urgjente.”, tha ai.

 

 

Sa i përket situatës në Siri, Mitsotakis tha se dërgimi i ndihmës është e vështirë për shkak se nuk ka asnjë bashkëbisedues zyrtar dhe asnjë garanci se ndihma do të arrijë në zonën e prekur.

 

 

“Asnjë vend më vete nuk ka aftësinë për të bërë këto lloj marrëveshjesh. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që këto negociata të mund të zhvillohen ose nëpërmjet OKB-së ose përmes BE duke tërhequr burime. Unë nuk do të ndihesha i sigurt nëse do të kisha këto një lloj diskutimi në një nivel dypalësh”, tha ai për CNN, duke shtuar se ai nuk ka komunikuar drejtpërdrejt me Damaskun.