Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Afrim Gashi rikthehet në përqafim të Mickoskit dhe VMRO DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk e mohoi takimin e kreun e opozitës maqedonase, Mickoski. Ai deklaroi se është detyrë e liderëve dhe politikanëve që të takohen në të mirë të vendit.

“Në Parlament kemi takime të ndryshme me gjithë kyetarët e partive politike. Këto ditë do të kem takime të ndryshme me plotë deputetë. Për momentin jemi duke biseduar për intencën kryesore që të arrihet deri të ndryshimet kushtetuese e një numër prej 80 deputetëve. Këtë e kemi shumë të rëndësishme. Në funksion të kësaj është detyra jonë që të takohemi me të gjithë kolegët e të bisedojmë që si mund ta arrijmë këtë qëllim sa më shpejtë. Derisa takohemi në Parlament është çështje e takimeve që kanë të bëjnë me funksionimin dhe arritjen e shumicës së 2/3-ve në Parlament”, deklaroi për Klan Macedonia Afrim Gashi duke dalur nga Kuvendi.

Ndërkaq kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoki nuk deshi ta pranojë takimin me Gashin. Vetëm shkurtimisht deklaroi se janë përshëndetur.

“Me z. Micevski u takuam folëm për aktivitetet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në periudhën që po vjen… Me z. Gashi kalimthi u përshëndetëm në korridor”, tha Mickoski.

Takimi në fjalë vjen pas atij që kreu i Alternativës e kishte me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, më herët gjatë ditës, ku siç raportohet, kryeministri ia ka kumtuar Gashit marrëveshjen me ASH-në dhe pozitat që partnerët e koalicionit qeveritar duhet t’i lirojnë për partinë e Taravarit.

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...