Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

“Heshtja vret” e Mimoza Mustafai-Jonuzit edhe në duart e maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov”- Shkup

Romani “Heshtja vret” e autores Mimoza Mustafai Jonuzi, në suaza të promovimit para lexuesve të rinj, nxënësve dhe studentëve, të mërkurën është promovuar para maturantëve të gjimnazit “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit.

Përveç promovimit të librit, autorja dhe profesoresha e gjuhës dhe letërësisë shqipe, Mimoza Mustafai Jonuzi e shoqëruaar nga asistentja e promovimit të romanit profesoresha Delvina Beba Limani së bashku me koleget e saj profesoresha të këtij gjimnazi Makfire Shazivari, Ajten Kadriu, Sadete Nuhiji përveç promovimit të romanit zhvilluan edhe një bashkëbisedim me maturantët e kësaj shkollë për rëndësinë e të lexuarit dhe të shprehurit në publik.

Shkrimtarja Mimoza Mustafai -Jonuzi tha se edhe pse në planë të parë ky takim ishte menduar që të promovohet libri “Heshtja vret”, ai u shndërrua përtej kësaj në një bashkëbisedim letrar dhe në një orë diskutimi mbi librin dhe kultivimin e të lexuaritr mes nxënësish.

“Në plan të parë për qëllimi kishim promovimin e romanit ‘Heshtja vret’, por takimi u shndërrua në një debat interaktiv mbi veprat e mija, por edhe të lexuarin e librave në kohën e sotshme. Një faleminderim i veçantë shkonë për drejtorin e kësaj shkolle e cila me ide inovative po e çon shkollën përpara”, tha autorja Mimoza Mustafai Jonuzi, pas takimit me maturanëtët e gjimnazit “Cvetan Dimov” – Çair, Shkup.

Profesoresha e gjuhës dhe letërësisë shqipe pranë gjimnazit “Cvetan Dimov” Makfire Shazivari foli për rëndësinë e leximit të librit në ndërtimin e personalitetit të nxënësve.

“Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të kuptoni botën përreth jush. Dhe ndërsa lexoni libra, aq më shumë do të zbuloni jetën përtej asaj që dini tashmë. Të lexuarit ndihmon në ndërtimin e personalitetit tuaj profesional dhe intelektual”, tha Shasivari para nxënësve.

Shkrimtarja, nxënësve të pranishëm në këtë orë letrare u dhëroi edhe nga një kopje të librit të saj të fundit “Heshtja vret”.

“Heshtja vret” është romani i fundit i autores, ndërsa kohë më parë ka botuar edhe librin me prozë “Të të quaj, dashur, dhimbje apo jetë!”. Autorja është profesoresh e gjuhës dhe letërësisë shqipe, ndërsa një kohë ka punuar edhe si gazetare.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...