“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Për Maqedoninë, Ali Ahmetin dhe BDI-në

Burime të KDP-së thonë se kryeministri Dimitar Kovaçevski, deri në fundjavë do të fusë në procedurë parlamentare riformatimin e kabinetit të tij qeverisës i përforcuar me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, ndërkohë që akoma nuk dihet nëse Alternativa do të mbetet apo jo në radhët e mazhorancës, njësoj sikurse nuk përjashtohet mundësia që shumica parlamentare të përforcohet edhe me ndonjë deputet tjetër, deri tash – me statusin e opozitarit!

Shkruan: Seladin XHEZAIRI

“Besimi në gënjeshtra është vajtim për të kaluarën”!

Nuk e di se nga e kam marrë dhe kush e ka shkruar fjalinë e sipërcituar, ama kujtoj se si e tillë përkon me zhvillim-përplasjet aktuale në skenën politike të Maqedonisë së Veriut: Rreth (mos)zbatimit të Traktatit të miqësisë me Bullgarinë (që kushtëzon çuarjen përpara të negociatave për aderim me të drejta të plota në BE); ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, malazezëve dhe boshnjakëve në të (pse jo dhe për heqjen e “20-përqindëshit” diskriminues për shqiptarët) dhe, si kapak i gjithë kësaj, ndërtimin e koalicionit evropian me bazë të gjerë (lexo: maqedono-shqiptar) i cili do të dilte me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të radhës!

Përtej modestisë, po e them me plotë gojë se në epiqendër të këtyre zhvillimeve me del kreu i integristëve, Ali Ahmeti i cili në takimet publike me anëtarë e simpatizantë të BDI-së në fushëgropën e Pollogut, ditëve që lamë pas, të thuash nuk u mor më shumë me të ashtuquajturin “grup i zjarrit” sesa me promovimin e “frontit për Evropë”. Duket se Ahmeti, i cili “shinjellin” e komandantit e zëvendësoi me atë të liderit të shqiptarëve në Maqedoni ( BDI nën drejtimin e tij deri tani doli fituese e të gjitha cikleve zgjedhore parlamentare që nga viti 2002), sa vinë e më shumë po imponohet si një politikan që tenton të bind edhe maqedonasit, po edhe shqiptarët, si dy popuj të vegjël, se nuk e kanë të përbashkët vetëm gjeografinë ku gjallojnë, por edhe historinë! U mor vesh, nuk është se edhe ai s’është i vetëdijshëm se krijimi i aleancës evropiane është punë prej sizifi, po të merren parasysh edhe sondazhet e fundit për atë se, ta zëmë, kë duan e kë urrejnë më së shumti, si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët! Në funksion të tejkalimit të dallimeve, Ahmeti edhe hapi derën e zgjerimit partiak të “bllokut” shqiptar në koalicionin qeverisës me socialdemokratët maqedonas të Dimitar Kovaçevskit. Mbase, i bindur se “tani është momenti” që të kapërcehet Rubikoni i mosbesimit për të çuar përpara procesin e integrimit të shtetit në familjen evropiane. Mënyra se si po komunikon me publikun e bën Ali Ahmetin politikanin më të guximshëm në vend i cili nuk denjon t’i vë pikat mbi I edhe për çështjet më të ndjeshme. Si për të provuar thënien e sipërcituar se: “Besimi në gënjeshtra është vajtim për të kaluarën”!

Natyrisht se nëse i doli boja nismës së ish-kryeministrit Zoran Zaev për “një shoqëri për të gjithë”( lexo: me largimin e Besës, apo edhe tinëz-afrimi me të djathtën maqedonase), Ahmeti nuk është se s’është i vetëdijshëm se investimi kaq i madh për krijimin e “frontit evropian” kërkon dhe sakrifica. Personalisht, i besoj se vetëm hyrja në Bashkimin Evropian mund ta ndalë valën e përshkuljes së njerëzve. Gjithçka tjetër ishte, është e do të mbetet, shitje mjegulle, në këtë mjegullnajë që të gjithëve po na e zë frymën!

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...