Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Izraeli ngre spitalin fushor në Turqi për të trajtuar viktimat e tërmetit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë ngritur një spital fushor në Turqi për t’u kujdesur për viktimat në një nga qytetet më të goditura nga tërmeti në vend.

 

 

Një ekip do të ofrojë ndihmë mjekësore për banorët në qytetin jugor të Kahramanmarasit.

 

 

Izraeli ka dërguar rreth 380 punonjës të ndihmës emergjente në vend, duke përfshirë mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë.

 

 

Ushtria izraelite tha se personeli i saj ka shpëtuar 17 persona nga rrënojat e ndërtesave të rrëzuara në Turqi deri më tani.

 

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të hënën ndihmën për Sirinë fqinje, pavarësisht se dy vendet janë zyrtarisht në luftë.

 

 

Franca tha se po dërgonte një spital të lëvizshëm në Turqinë jugore, së bashku me 50 000 doza vaksinash për të parandaluar infektimin e mundshëm.

 

 

Gjithashtu, Franca dërgoi 136 ekspertë të zjarrit me 10 qene nuhatës në zonën e tërmetit.

 

 

Për të mbështetur popullsinë e prekur nga tërmeti në Siri, Franca u ka ofruar organizatave të ndihmës 12 milionë euro (12.9 milionë dollarë).

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...