Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Kurtit: Jeton në deluzione, Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën


Çitaku i përgjigjet Kurtit: Jeton në deluzione, Escobari e Lajçaku nuk negociojnë me opozitën.

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti, opozitën po e sheh si palë negociuese sa i përket marrëveshjes me Serbinë e për Asociacionin.

Ajo i është përgjigjur deklaratave të sotshme të Kurtit në Kuvend, i cili dha disa këshilla për opozitën se çfarë qëndrimi të mbajnë para ndërmjetësuesve.

Çitaku në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se kryeministri Kurti e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, dhe jo opozita.

“Kryeministri jeton në deluzion, Escobari e as Lajcaku nuk negociojnë me neve, as për marrëveshjen final as për Asociacini Kryeministri i Kosovës e përfaqëson Kosovën.

Ne nuk negocoijmë në emër të Kosovës. Kurti opozitën na trajton si palë negociuese. Ato kushte ai duhet t’ua thotë ndërmjetësve”.

Tutje, Çitaku tha se PDK-ja e mbështet një marrëveshje gjithëprfshirëse me njohjen reciproke në qendër.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...