Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Orban pas takimit me Zelenskyn: Hungaria i përket “kampit të paqes”

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Budapesti “i përket kampit të paqes”, pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, më 9 shkurt.

 

Orban i bëri këto komente në rrjete sociale, ndërsa Sekretari hungarez i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zoltan Kovacs, e citoi atë të thoshte se Hungaria mbështeti “një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur vdekjet e mëtejshme”.

 

Orban shtoi se Hungaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe financiare për Ukrainën.

 

Hungaria ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe deri në një marrëveshje të arritur në dhjetor, bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën, të filluar më 24 shkurt të 2022-s, si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Qeveria e Hungarisë, ka këmbëngulur se sanksionet po dëmtojnë vendet evropiane më shumë se Rusinë dhe deklaroi se vetëm negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit – dhe jo tërheqja e trupave ruse nga Ukraina – mund t’i japin fund luftës./rel

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...