Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Sveçla publikon emrat e dilerëve serbë të veriut, kishin fotografi me zyrtarë të lartë serbë


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar sot në vazhdimësi në lidhje me operacionet e fundi të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Gjatë ditës së sotme në veri të vendit janë shkatërruar tre laboratorët të narkotikëve, ndërsa ministri Svecla tha se brenda 24 orëve janë zbuluar tetë të tillë.

Përpos kësaj, ministri ka publikuar disa fotografi të zyrtarëve serbë që sipas tij kanë fotografi pikërisht me dilerët e drogës në veri të vendit.

“Të dielën Lista Srpska dhe Petkoviq janë acaruar nga disa reagime. Çështja është e thjeshtë: me laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë. Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge. Pronarët e tyre, Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, shkruan Sveçla.

Gjithashtu i pari i MPB-së tha se këta persona ishin të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri të cilat ndodhën gjatë muajve të fundit.

“Ata vendosin barrikada dhe frikësojnë qytetarët serbë që refuzuan të bashkëpunojnë me ta. Pas këtyre sulmeve, ata u vizituan nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Petkovic, ndërsa u mbështetën dhe mbroheshin nga Vuçiq, Lista Srpska dhe Milan Radojcic. Ministrat serbë të përfshirë në këto instrumentalizime me bandat kriminale do të donin që këto foto dhe video të mos ekzistonin, por e kanë dhe japin prova të forta se çfarë fshihet pas të ashtuquajturës “politikë” të tyre”, përfundoi ai.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...