Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Vullnetarët shqiptarë në epiqendër të tërmetit në Turqi: Pothuajse në çdo shtëpi ka së paku një të vdekur


Përveç Ushtrisë së Kosovës, edhe ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë me operacione për kërkim-shpëtim.

Me këtë rast, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke bërë punë vullnetare në shpëtim të qytetarëve dhe gjetjen e viktimave nga rrënojat pas tërmetit të shkaktuar.

Të vendosur në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, bashkë më pjesëtarët të vendosur në Hataya, po vazhdojnë më
kërkim-shpëtim.

Mentor Maloku, në një deklaratë për RTK-në, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm dhe punës vullnetare që po bëjnë.

“Jemi në qytetin e Hataya-t, në epiqendër të tërmetit. Ne si shoqatë jemi munduar dhe do të mundohemi të japim maksimumin, qoftë në shpëtim jete ose në nxjerrje të trupave të qytetarëve” tha Mentor Maloku, nga SHKKSH.

Po ashtu ai ka njoftuar për gjendjen aktuale atje, teksa shtoi se qyteti është i shkatërruar plotësisht, ku, pothuajse në çdo shtëpi ka një të vdekur.

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri janë shkaktuar mbi 33 mijë viktima. Sipas OBSh-se, numri i viktimave mund të dyfishohet.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...