“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Zudi Xhelili: Mbijetesa politike e Afrim Gashit është e vështirë

Hyrja e Alenacës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri është pozitive për shkak të momentit delikat rreth çështjes së anëtarësimit të vendit në BE, ndërsa në Alternativën tanimë opozitare do të zhvillohet një debat i madh dhe do të shfaqen pakënaqësi ndaj Afrim Gashit për mënyrën e drejtimit të partisë, vlerëson ish-deputeti Zudi Xhelili.

“Sa i përket përfshirjes së ASH-së në qeveri duhet të kuptohet si diçka pozitive, meqënse të tilla janë rrethanat dhe ishte më se e nevojshme përforcimi i frontit Europian. Nga ana tjetër në Alternativ do të zhvillohet debat i brenshëm dhe ka gjasa të shfaqen paknaqësi nga grupe të caktuara, meqënse edhe para ca kohe kishte gjëra të tilla. Nëse fillon të ndodh ky fenomen, mbijetesa e krerëve të partive të vogla është e vështirë. Gjithmon peri këputet ku është më i hollë. Do të ndodhin koalicionime të caktuara mbijetese, por janë grupe formale që vështirë të komponohen mes veti”, deklaroi Xhelili për Indeks.mk

Në anën tjetër në koluare të politikës flitet se edhe te grupi i deputetëve të Aleternativës ka pakënaqësi dhe se Gashit mund t’i dal nga kontrolli njëri nga ata dhe ti bashkangjitet shumicës parlamentare. Kohë më parë pikërisht për pakënaqësi me mënyrën e drejtimit të partisë nga ana e Afrim Gashit u largua nga grupi i deputëteve Skender Rexhepi – Zejd, i cili tanimë vepron i pavarur dhe ka paralajmëruar se do të mbështes riformatimin e Qeveisë.(Indeks.mk)

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...