Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Dy të arrestuar, ndihmonin kandidatët për patentë shoferi me pajisje për komunikim


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkëkryerja”.

Policia njofton se sot pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I.M mashkull/kosovar dhe B.M mashkull kosovar“, njofton policia.

“Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale: pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer, një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi”, njofton tutje policia.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...