“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Siri, persona të armatosur hyjnë në spitalin ku ndodhet foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit

Persona të armatosur hynë me forcë në një spital në Siri, ku po trajtohet një foshnje, e cila lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shkatërruar nga tërmeti. Një zyrtar tha të martën se ata kishin rrahur drejtorin e spitalit, por nuk kishin si qëllim që të rrëmbenin vajzën e vogël, ashtu sikurse u raportua nga disa media.

 

Foshnja, me emrin Aya, që në arabisht do të thotë “një shenjë nga Zoti” u shtrua në spital disa orë pas tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë. E gjithë familja e saj prindërit dhe katër vëllezërit e motrat nuk arritën të mbijetojnë.

 

Historia e Aya-s ka marrë një vëmendje të madhe mediatike e shumë njerëz anembanë botës kanë ofruar ndihmë për të.

 

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika e ndonjë hakmarrjeje, tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermier, i cili po fotografonte Aya-n, po planifikonte rrëmbimin e saj, ndaj dhe e dëboi nga spitali. Disa orë më vonë, infermieri, shoqëruar nga persona të armatosur, u rikthye në objekt, e rrahën drejtorin e spitalit.

 

Sipas një mjeku të spitalit, personat e armatosur u kishin thënë oficerëve të policisë që të mbronin vajzën duke sqaruar se ata nuk kishin ardhur për të, por për drejtorin që kishte pushuar nga puna një mikun e tyre.

 

Mjeku tha se policia po ruante foshnjen edhe pasi disa persona ishin shfaqur duke mashtruar se ishin të afërm të saj.

 

Prej momentit që u gjet nën rrënoja, Aya po ushqehet me gji nga bashkëshortja e drejtorit të spitalit.

 

Sipas xhaxhait të Aya-s, Saleh al-Badran, vogëlushja mund të dalë nga spitali sot ose brenda ditës së mërkurë. Ai tha se për të do të kujdeset halla e saj.

 

Vogëlushja, me flokë të zinj, u gjet nën rrënojat e shtëpisë së saj pesëkatëshe në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, nga ekipet e kërkim-shpëtimit, më shumë se 10 orë pas tërmetit.

 

Foshnja u gjet ndërsa ishte ende e lidhur me kordon me kërthizës e nënës e saj, Afraa Abu Hadiya. Prej atij momenti, ajo po merr kujdes shëndetësor në spitalin e Afrinit./voa

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...