“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Bllokuan punimet në Kuvend/ “Etika” merr vendimin, përjashtohet Sali Berisha dhe tre deputetë të tjerë

Komisioni i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka dhe nga 5 ditë për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin.

 

Këto masa, erdhën pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste, pasi në seancën e fundit plenare që u mbajt ditën e hënë, deputetët e opozitës bllokuan punimet e Kuvendit.

 

Para se “Etika” të merrte këtë vendim, Noka dhe Këlliçi deklaruan jashtë ambienteve të Kuvendit se do të jenë të pranishëm në seancën e nesërme pavarësisht.

 

Mes të tjerash, Noka, tregoi një video të mazhorancës së sotme gjatë kohës kur ishte në opozitë. Sipas tij deputetët aktualë të mazhorancës kishin bërë të njëjtat veprime duke ndërprerë seancën parlamentare me bilbilë dhe megafonë dhe pavarësisht kësaj, ndaj tyre nuk ishte marrë masë disiplinore.

Latest Posts

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...