Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Forumi shqiptar edhe në anketa, parti e parë me fitore të padiskutueshme

Sa më shumë po afrojnë zgjedhjet, aq më shumë po konfirmohet uniteti nacional rreth “Forumit Shqiptar”, kjo sjell fitoren e madhe të shqiptarëve dhe konfirmim të mandatit të kryetarit aktual, Nik Gjeloshaj.

“Forumi shqiptar” mbledh dhe afron shqiptarët e partive e shoqatave të ndryshme, të bindura se puna e një mandati e Nik Gjeloshajt, ka qenë shumë e mirë, me përgjegjësi e llogaridhënie.

Për një mandat kjo përbërje aktuale me në krye Nik Gjeloshaj ka krijuar më shumë mirëqenie për qytetarët e komunës së Tuzit, se tërë pushteti lokal i Malit të Zi më herët për një shekull.

Në mesin e treguesve të fitores së madhe të “Forumit Shqiptar”, është edhe anketa e fundit, ku ky forum, është bindshëm më i miri nga të gjitha partitë tjera së bashku.

Rol të rëndësishëm dhe kyç luan dhe diaspora shqiptare e cila tani më është bërë e ditur që njëzëri i është përgjigjjur kushtrimit të vendlindjes duke dhënë përkrahje unanime për Forumin Shqiptarë.

Anketa që flet vet, fitorja e “Forumit Shqiptar”, del të jetë e pandalshme.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...