“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

42-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orësh në Turqi

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, 222 orë pasi tërmeti i fortë goditi goditi Turqinë dhe Sirinë. Sipas mediave turke gruaja u nxorr nga rrënojat e një godine në qytetin Kahramanmaras, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Ekipet e shpëtimit thanë se gruaja e shpëtuar është Melike Imamoglu.

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë.

 

Ndërsa numri i të vdekurve është pothuajse i sigurt se do të rritet edhe më tej thonë autoritetet, shumë të mbijetuar të mbetur të pastrehë janë duke luftuar për të përmbushur nevojat themelore, si gjetja e strehimit apo ushqimi.

 

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz po marrin ndihmë mjekësore në spitale.

 

Shumë në Turqi kanë fajësuar ndërtesit për numrin e lartë të viktimave, ndërsa mediat raportojnë se nuk janë zbatuar rregullat e ndërtimit./voa

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...