“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Ramush Haradinaj: Familjet e heronjve mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit


Haradinaj: Familjet e heronjve mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit.

Në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e heroit të kombit nga Mitrovica, Kadri Bistrica.

Haradinaj ka thënë se familjet e heronjve janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe trasuan rrugën drejt çlirimit të atdheut.

“Përgjatë historisë sonë të lavdishme shumë familje dhanë kontribut të çmuar në përpjekjet për liri e pavarësi. Janë ato që mbajtën gjallë rezistencën ndaj okupatorit dhe janë ato që trasuan rrugën për të ardhur deri te liria që e gëzojmë sot”, ka shkruar Haradinaj.

“Njëra nga këto familje patriotike, është edhe ajo e heroit të kombit, Kadri Bistrica nga Mitrovica. Nga mosha 20 vjeçare ai mori pjesë në kuvendet e burrave të Shalës së Bajgorës, ku bëheshin pajtimet e gjaqeve. Në shtator të vitit 1941, Kadriu u zgjodh udhëheqës i forcave vullnetare që mbronin kufirin verior të shqiptarëve. Gjatë betejës së famshme të Cerajës dhe Sllatinës, bie heroikisht më 15 tetor 1941, bashkë me bashkëluftëtarët e tij, Rexhep e Rifat Dedia”.

“Në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës, vizitova këtë familje që t’i uroj dhe t’i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë për lirinë e vendit”, tha Haradinaj.

Latest Posts

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...