Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Roja në ambasadën britanike që spiunoi për Rusinë dënohet me 13 vjet burgim

Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, teksa po punonte si roje në Ambasadën britanike në Berlin, është dënuar me 13 vjet e 2 muaj burgim nga një gjykatë në Londër.

 

 

Gjykata tha se David Ballantyne Smith, 58 vjeç, kishte mbledhur informacione konfidenciale për më shumë se tre vjet, përfshirë edhe komunikime “sekrete” të kryeministrit të atëhershëm britanik, Boris Johnson, dhe dokumente të tjera të ndjeshme.

 

 

Gjykatësi Mark Wall tha se Smith kishte kryer këto veprime në mes të vitit 2020 dhe 2021 dhe se “aktivitetet subversive” kishin nisur “dy vjet më parë”.

 

 

Në nëntor të vitit të kaluar, Smith pranoi fajësinë për tetë akuza, përfshirë edhe akuzën se i kishte dhënë informacione gjeneralmajorit Sergey Chukhrov, atashe ushtarak rus në Berlin, në nëntor të vitit 2020.

 

 

Si po ashtu ka pranuar se u ka dërguar dy letra me informacione sekrete personave në Ambasadën ruse në Berlin, megjithatë, Wall shtoi: “Jam i sigurt, se më 2020, ju kishin vendosur një kontakt të rregullt me dikë në Ambasadën ruse”.

 

 

“Jeni paguar nga rusët për tradhtinë tuaj”, tha gjykatësi Wall.

 

 

Ndërkaq, shtatë akuzat e tjera përfshijnë edhe mbledhjen e informacioneve që mund të përdoret nga Rusia, katër prej të cilave janë të lidhura me një oficer të shërbimit britanik të inteligjencës, MI5, që ishte paraqitur si “Dmitry” – një shtetas rus që supozohet se i kishte ofruar ndihmë Britanisë.

 

 

Më herët gjatë kësaj jave, Smith tha para gjykatës se i vinte turp nga veprimet e tij.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...