Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia t’i thotë po anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të enjten se është koha që të ratifikohen protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë, si anëtarë të rinj të aleancës ushtarake.

 

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara, me në krah Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, zoti Stoltenberg tha se kryesore nuk është nëse vendimi do të merret për të dyja vendet në të njëjtën kohë, por që miratimi i protokolleve të bëhet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Zoti Çavuşoğlu tha se Turqia mund t’i shqyrtojë kërkesat e dy vendeve për anëtarësim, veç e veç.

 

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtarë të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar protokollet për pranimin në aleancë të Finlandës dhe Suedisë, një proces që duhet të jetë unanim. Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bërë pjesë e NATO-s vitin e kaluar, pas sulmit rus në Ukrainë. Ngurrimi i Turqisë lidhet kryesisht me Suedinë, qeverinë e së cilës Ankaraja e akuzon se është shumë e butë me grupet që Turqia i konsideron si organizata terroriste.

 

Të enjten zoti Stoltenberg tha se Suedia dhe Finlanda kanë zbatuar politika që marrin parasysh shqetësimet e shprehura nga Turqia duke vënë në dukje se terrorizmi, do të jetë një temë kryesore në takimin e NATO-s që mbahet në korrik.

 

“Ky është një vendim i Turqisë. Është qeveria turke, parlamenti turk që vendos mbi çështjen e ratifikimit (të protokolleve të pranimit)”, tha ai.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...