Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Koreja e Veriut lëshon raketa ndërsa SHBA dhe Koreja e Jugut përgatiten për stërvitje ushtarake

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të gjatë veprimi nga kryeqyteti i saj në drejtim të detit, pranë ujërave të Japonisë.

 

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Pheniani kërcënoi se do të merrte masa të forta kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me stërvitjet ushtarake të përbashkëta që planifikojnë të mbajnë dy vendet.

 

Koreja e Jugut njoftoi këtë javë një seri stërvitjesh ushtarake me Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të forcojnë përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

 

Japonia bëri të ditur se nuk është raportuar asnjë dëmtim nga raketa e lëshuar të shtunën. Lëshimi i saj është pjesë e një numri rekord provash me raketa të Phenianit, si përgjigje ndaj atyre që Koreja e Veriut i sheh si kërcënime ndaj udhëheqjes së vendit.

 

Stërvitjet mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, që pritet të mbahen në mes të muajit mars do të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë./voa

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...