Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ajdari: Nikollovski njejtë si Mickoski, luftën e ka parë vetëm në televizor

Deputeti i BDI-së dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Berat Ajdari, i është përgjigjur deklaratave luftënxitëse të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari ka thënë se retorika e tillë e VMRO-së është e dëmshme për vendin dhe qytetarët. Ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund këtij fjalori për të shmangur tensionet.

“Nikollovski, si edhe shefi i tij Mickoski vetëm në televizor e kanë parë luftën. Nuk na habisin këto deklarata luftënxitëse të Vmro-Dpmne-së. Ata edhe në të kaluarën kanë dëshmuar se janë armiku më i madh i Maqedonisë. Ju kujtohet çfare bënë më 27 prill të vitit 2017 për ta ruajtur pushtetin. Edhe këto deklarata që krijojnë tensione kanë për qëllim të rrisin rejtingun e partisë. Kjo retorike e Nikollovskit është vazhdimësi e shpifjeve që i bën çdo ditë Vmro-ja kundër BDI-së dhe çdo funksionari të suksesshëm shqiptar.

Bëjmë thirrje që t’i jepet fund këtij fjalori nxites për të shmangur tensionet, në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin. Kërkojmë maturi dhe unitet që të mund t’i votojmë ndryshimet kushtetuese duke mos rrezikuar rrugëtimin e vendit drejt BE-së”, tha deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, në një prononcim për gazetën LAJM.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski, dje në Kuvend deklaroi se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, rrezikon të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.

“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, tha Nikollovski.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...