Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ambasadori amerikan: FSK-ja shpëtoi jetë në Turqi, jemi partnerë krenarë


Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës që për rreth dy javë qëndruan në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi, janë rikthyer mbrëmë.

Ata janë pritur me nderime në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, u ka shprehur mirënjohjen.

Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuan jetë nga kërkimet që bënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së”, ka shkruar sot Hovenier.

Pjesëtarët e FSK-së i ka pritur mbrëmë në Aeroport Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Ambasadori turk në Kosovë, Tunç Angili.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...