Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Kërcënimet e VMRO për konflikte/ Atanasoski: Luftërat në Ballkan janë pjesë e së kaluarës

“Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan luftërat janë një gjë e së kaluarës”, kështu e komenton politikologu Bllagojçe Atanasoski deklaratën e deputeit të opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandër Nikollovski lansuara nga foltorja e Parlamentit se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit.

“Insinuatat për gjoja konflikt të armatosur në Maqedoni nga ky deputet aktual i opozitës janë vetëm një përpjekje tragjike, patetike për të fituar pikë politike te etninë e vogël. Luftërat në Ballkan janë një gjë e së kaluarës, por jo vetëm edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë, edhe në Maqedoni, e cila është tani më një vend anëtar i NATO-s. Kjo është e papërgjegjshme, joshtetërore dhe e dëshpëruar nga një njeri që është i dyti në hierarkinë e opozitës. Të njëjtat ishin edhe deklaratat e Shkodrane Dardishtës. Ata ndoshta jetojnë në vitin 2001, jo në 2023. Fatkeqësisht për ta, për fat të mirë për ne, duhet t’u kujtojmë se jemi një anëtar i barabartë i aleancës ushtarake më të fuqishme në botë: NATO-s. Unë kurrë nuk kam parë një shtet anëtar të NATO-s të hyjë në luftë, veçanërisht në një konflikt ushtarak ndëretnik”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ka deklaruar se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.

“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, tha Nikollovski.(Indeks.mk)

Latest Posts

BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Bilall Kasami e la në gjendje skandaloze pjesën e jashtme të stadiumit të qytetit

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do...

Forcat pro-iraniane i përgjigjen SHBA-ve: Jemi gati të kundërsulmojmë

Forcat pro-iraniane në Siri kanë deklaruar se janë gati për t’iu përgjigjur sulmeve të mëtejshme ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi pozicionet e...