Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Alibeaj prezanton kandidatin për vendoret në Korçë/ “Shigjeton” Berishën: Mos i bëj presion gjykatës me mitingje

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e tij për kryetar bashkie në Korçë, i cili është mjeku Gjergji Gjata.

 

Në një prononcim për media, Alibeaj tha se nuk do përsëritet më gabimi që u bë në vitin 2019 kur opozita bojkotoj zgjedhjet për vendoret.

 

Ka vendim të kryesisë të marrë dy muaj më parë. Është mbledhur, është diskutuar kjo çështje. Pozicioni e qëndrimi ndaj zgjedhjeve lokale. Jo thjesht si zgjedhje e jona. PD ka bërë njëherë gabimin fatal të abandoimit të zgjedhjeve të 2019. Produkt i hidhur në 2021. Përveç kësaj një parti politike si PD historikisht me e madhja e opozitës, nuk ka luksin mos marrë pjesë në zgjedhje. Është marrë kohë më parë ky vendim. Ky vendim është diskutuar edhe me kolegjin e kryetarëve”, tha ai.

 

I pyetur se çfarë do të ndodhë me kandidatët e tij, nëse në 3 mars Apeli i jep vulën dhe logon Berishës, Alibeaj tha:

 

Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë difektet, duhet të injektojme publikut, kur ato flasim, në heshtim”.

 

Alibeaj foli edhe situatën kaotike që është krijuar në seancat plenare, ku 22 deputetë të PD janë përjashtuar për bllokim të foltores.

 

Ai theksoi se Berisha dhe depytetët që e mbështesin duhet të kërkojnë falje për akuzat që kanë hedhur ndaj PD dhe Bashës për lobimin rus. Sipas Alibeajt, skandali “McGonigal” nxorri që akuzat e tyre ishin mashtrime.

 

“Ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz të cilët nga shtatori i kaluar çfarë nuk thanë për PD e Bashën. Parate ruse, rublat, arriti fantazia sa thanë edhe për ambasadorin rus kur ngjiste shkallët e PD me torbë.

 

Është turp i madh për të. Duhet të kërkojnë ndjesë se hodhën baltë mbi PD. Nuk ishte e vërtetë. Dhe që e vërteta të dalë deri në fund, Agron Neza dhe Ducka i Ramës, information për të goditur PD për 225 mijë dollarë doli nga kryeministri”.

Latest Posts

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...