Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Lufta e 2001-shit në retorikën politike

REAGIME NDAJ DEKLARATËS SË NIKOLOVSKIT NGA KUVENDI  

“Ju nëse doni mund të bëni eksperimente, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”

Kjo deklaratë në Kuvend e Nënkryetarit dhe Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, gjatë debatit për riformatimin e Qeverisë dhe hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar, sic percjell KlanM, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

Socialdemokratët thonë se ekziston një garë midis VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” se cila parti do të jetë më ekstremiste.

“Në vitin 2023, përfaqësues të lartë të VMRO-DPMNE-së kërcënohen me luftë dhe konflikte, që dëshmon shkallën e dëshprimit të partisë së udhëhequr nga Mickoski. VMRO-DPMNE dhe “Levica” janë gati që ta shtyejnë vendin në kaos dhe anarki, në konflikt ndëretnik, këtë u përpoqën ta bëjnë edhe gjatë propozimit Evropian, kurse tani kur vendi është para zgjidhjeve vendimtare, ata sërish bëjnë kërcënime” – thonë nga LSDM.

Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime. Reagimi, sic njofton KlanM, vjen nga BDI-ja.

”Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në të cilën ai demonstron kërcënime ndaj shqiptarëve. Gara e tyre e vdekur me të majtën e Apasievit nxit intolerancën etnike, të cilën e shohim dhe e dëgjojmë përditë në emisionet kontaktuese të televizioneve maqedonase dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e narrativit dhe fotografive të Mickoskit, Nikolloskit dhe Apasievit” – thonë nga BDI.

Deklaratat luftënxitëse nuk janë dicka e re për vitin 2023. Përplasje në distancë Mickoski – Ahmeti, sic njofton KlanM, pati edhe gjatë janarit. Madje lideri i VMRO-DPMNE-së, në rrjetet sociale, kishte publikuar një fotografi me uniform ushtarake dhe me pushkë automatike, duke I çuar mesazh Kovaçevskit se ai nuk ka dezertuar gjatë luftës së vitit 2001, kurse Ahmetit që fjalët e tij mos të nxirren nga kontesti.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...

Turp, Alibeaj po dëmton demokratët/ Alizoti: Berishën e mbajnë ndjekësit

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se...