Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Meloni: Dorëzimi i Ukrainës nuk mund të sjellë paqe të vërtetë

Çdo paqe që nënkupton dorëzimin e Ukrainës ndaj forcave pushtuese ruse “nuk mund të jetë paqe e vërtetë”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës në Kiev më 21 shkurt.

 

Duke folur përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Meloni tha se mposhtja e Ukrainës po ashtu do të rrezikonte pushtimin e shteteve të tjera evropiane.

 

Ajo u zotua se Italia do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Kievin.

 

Meloni shtoi se Italia synon të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës. Kjo konferencë, sipas saj, pritet të organizohet në prill.

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, më herët gjatë ditës u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

 

Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

 

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

 

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.

 

Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...