Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin debativ në Kanal5 ka diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese dhe frontin pro BE.
Ndryshimet kushtetuese do të bëhën, ndaj ne po ndërtojmë frontin pro BE. Numrat besoj që do të bëhen sepse natyrisht besoj që ka edhe deputet nga VMRO-DPMNE që do të votojnë këto ndryshime. Mos harroni se një narrativë mospërkrahëse VMRO-DPMNE kishte edhe në çështjen e Maqedonisë për ndryshimin e emrit, mirëpo në fund u pa që edhe ai mision u arrit me sukses, pavarësisht politikave tek të cilat po insistonte VMRO-ja. Unë dotë doja që gjithe deputetët nga VMRO-DPMNE të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të dëshmojnë së janë pro BE, dhe ta largojnë një herë e mirë ideologjinë e tyre se duhet të frikësohen nga popujt e tjerë, mjaft më me fjalë së shqiptarët po na e marrin shtetin, Serbia po na i merr kishat e Bullgaria historinë, Ne kemi ruajtur marrëdhenië të mira me shtetet fqinje vetëm duke nënshkruar marrëveshje paqeje e jo duke kontribuar në konflikte, theksoi Grubi.