Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Memli Krasniqi në Zhegër: Të rinjtë po ikin sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat e tyre


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Gjilan, ku ka takuar strukturat e PDK-së në këtë Degë, kryesinë e Rinisë Demokratike të Kosovës, si dhe drejtorët e asamblistët nga radhët e PDK-së, të cilët i ka përgëzuar për punën e mirë që po e bëjnë në kuadër të përgjegjësive që u janë besuar nga qytetarët e Gjilanit.

Turin e takimeve në Gjilan, kryetari Memli Krasniqi e ka përmbyllur me qytetarët e Zhegrës, një vend që ndër breza ka nxjerrë personalitete të shquara, prej Idriz Seferit, te Agim Ramadani e deri te Xherdan Shaqiri.

“Numri i banorëve në Zhegër po ulet dita-ditës për shkak të braktisjes së vendit nga të rinjtë, si pasojë e pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës. Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

“Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit. PDK-ja është e përkushtuar për këtë detyrë dhe do të bëj çdo përpjekje për të krijuar kushtet e favorshme që të rinjtë tanë të qëndrojnë – madje edhe të kthehen në Kosovë me përvojën e tyre nga jashtë. Besimi në Kosovë – Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët”.

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...