Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Putin: Rusia po i kushton vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë me rastin e Ditës së Mbrojtësve të Atdheut, duke përshëndetur ata ushtarë rusë, që luftojnë në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të luftës.

 

Trupat do të pajisen me armë dhe mjete moderne, tha zoti Putin, duke shtuar se Rusia po i kushton vëmendje të veçantë rritjes së arsenalit të saj bërthamor.

 

“Sikurse më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të arsenalit tokësor ajror e detar bërthamor”, tha zoti Putin

 

Komentet vijnë një ditë pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se presidenti rus bëri një “gabim të madh” duke pezulluar pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e fundit të mbetur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për kontrollin e armëve bërthamore.

 

Komentet Presidenti Biden i bëri në Poloni gjatë një takimi me aleatët e krahut lindor të NATO-s të cilët i siguroi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon./voa

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...