Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Rama: Kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi nikoqirë për ukrainasit


Rama në seancën solemne për Ukrainën: Kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi nikoqirë për ukrainasit.

Kuvendi Komunal i Prishtinës me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë është duke mbajtur seancë solemne.

Kjo seancë nisi me një minutë heshtje në nderim të gjithë viktimave që humbën jetën që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, u shpreh Rama.

Rama, mes tjerash, tha se Kosova bashkëndjen me Ukrainën pasi kujtesa e luftës së fundit është e freskët.

“Po ndëshkohet një popull paqësor veç pse dëshiron të ndjek orientimin properëndimor, populli i Kosovës e ka kujtesën e freskët të ushtrimit të dhunës nga pushtimi serb nga lufta e fundit në Kosovë dhe bashkëndjejmë me popullin e Ukrainës. Duhet të përshëndetur koordinimin e bashkësisë ndërkombëtare karshi Ukrainës në luftën e drejtë vetëmbrojtëse” tha Rama.

Latest Posts

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...